Osmani-Stoev: Mbetemi të përkushtuar për gjetjen e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve

20:02 | 18 Qershor 2021
A. B.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot realizoi takim të ri me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Svetlan Stoev, në margjinat e Samitit dhe Forumit të Antalias, Turqi, njoftojnë nga MPJ.

Në takim edhe një herë u hapën modalitetet dhe mënyrat për kapërcimin e dallimeve të cilat sollën deri te bllokimi nga ana e Bullgarisë, për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministrat i riafirmuan përpjekjet për intensifikim të komunikimit në të gjithë nivelet, me qëllim kapërcimin e dallimeve dhe mundësimin e fillimit formal të negociatave për anëtarësim të vendit tonë në Bashkimin Evropian, që është qëllim i përbashkët.

“Seriozisht mbetemi të përkushtuar në përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes për ngecjen, që do të mundësojë mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në”, theksoi Osmani pas takimit.

Takimi Osmani- Stoev është i dyti, brenda dy ditëve, midis së cilave u mbajt edhe vizitë dhe takime bilaterale e delegacionit qeveritar nga Maqedonia e Veriut në Sofje, ku ishte edhe Ministri Osmani me krerët e lartë politik dhe shtetëror të Bullgarisë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme