Kryesuesi i OSBE-së së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Ukrainë, është takuar me Kryetarin e Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefançuk, njoftojnë nga MPJ.
Gjatë takimit, theksojnë nga atje, Osmani rikonfirmoi qëndrimin se Rusia me agresionin e saj ushtarak kundër Ukrainës, shkel Kartën e OKB-së, parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut dhe se Maqedonia e Veriut do ta mbajë këtë qëndrim si vend kryesues i OSBE-së.
“Kemi marrë kryesimin e OSBE-së gjatë krizës më të vështirë të sigurisë dhe gjeopolitike që nga Lufta e Dytë Botërore. Megjithatë, ne do të përkushtohemi në gjetjen e zgjidhjeve diplomatike, sado e komplikuar të jetë situata në terren”, tha Osmani, duke shtuar se si Kryesues i OSBE-së, ai do t’i intensifikojë komunikimet me të gjitha autoritetet ukrainase për mundësinë e kthimit të misionit të OSBE-së në Ukrainë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...