Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nuk pret që korniza negociuese të miratohet pa datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritarare me Bashkimin Evropian.
“Qëndrimi ynë është i qartë se nuk do të pranojmë më asnjë hap që do të thotë pasiguri për vazhdimin e procesit të integrimit evropian”, deklaroi Osmani pas takimit mes shefin e diplomacisë hungareze, Peter Sijarto.
Ndërkohë, sa i përket gjashtë kërkesave bullgare që janë si parakusht për mbështetjen e saj për kornizën e negociatave dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, Osmani tha se ai personalisht ia ka dorëzuar përgjigjet ministrit Stoev, gjatë samitit të NATO-s në Riga.
“Ne jemi përgjigjur për mosndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve fqinje. Ne iu përgjigjëm kërkesës për mekanizma për parandalimin e gjuhës së urrejtjes në të dyja vendet, rehabilitimin e viktimave të komunizmit, kërkesës për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë dhe punës së komisionit historik dhe arsimor. Mendoj se kjo është e mjaftueshme për të mbyllur këtë çështje, por ne presim përgjigje nga Bullgaria lidhur me këto pikëpamje dhe të cilat shpresoj se do të vazhdojnë në një takim të nivelit të lartë në periudhën e ardhshme”, deklaroi Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme.
Duke sqaruar deklaratën dhënë televizionit bullgar se në janar mund të arrihet zgjidhja, Osmani, theksoi se qëndrimi i tij është se nëse ka vullnet politik, realisht nuk duhen gjashtë muaj të tjerë për të mbajtur pezull vendin, perspektivën evropiane dhe dinamikën rajonale.
Lidhur me atë se a po punohet tashmë për formimin e grupeve të reja punuese me Bullgarinë, Osmani tha se grupet, janë paraparë si instrument në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë të vitit 2017.
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...