Në margjinat e Seancës së 77-të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim me homologun e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Letonisë, Edgar Rinkeviç, njoftojnë nga MPJ.
“Të dy bashkëbiseduesit folën për të ardhmen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian nën lupën e fillimit të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duke falënderuar për mbështetjen parimore të Republikës së Letonisë të rrugës sonë të integrimit evropian, Ministri Osmani informoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në agjendën e reformave për rrjedhën pa pengesa të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian.
Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për thellimin e marrëdhënieve të partneritetit në kuadër të NATO-s, me theks të veçantë në pasojat në Evropë, të shkaktuara nga agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës, si dhe për rolin e vendeve baltike për ta forcuar këtë pjesë të Aleancës, thuhet në deklaratën e MPJ-së.
Gjithashtu, sshtojnë nga atje, u shkëmbyen mendime edhe rreth kryesimit të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, si dhe për çështjet.
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda