Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani thotë se Maqedonia ka merituar nisjen e bisedime, megjithatë këtë do ta thonë vendet e BE-së.
Shteti, sipas Osmanit, duhet të jetë i përqendruar në Ligjin për Prokurori Publike, për çka nevojitet konsensus politik.
Osmani gjatë kësaj periudhe ishte për vizitë në disa shtete anëtarë të BE-së, dhe potencoi nevojën që pushteti dhe opozita bashkërisht të punojnë në nisjen e bisedimeve dhe se shumë është i rëndësishëm konsensusi në Ligjin për Prokurori Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Osmani shprehet optimist se vendimi i BE-së do të jetë optimist, dhe siç thotë ai, pret që ky proces të nisë javën e ardhshme në Bundestagun gjerman.
“Jam i kënaqur që morra ftesa nga kryetari Shojble të marr pjesë kur do të merret vendim në Bundestag dhe kjo do të ndikojë ndaj vendimeve të shteteve tjera. Kuptohet, këto 24 ditë punojmë me të gjitha vendet anëtare. “, tha Osmani.
I pyetur nëse vendi nuk merr datë për nisjen e bisedimeve, Osmani tha se nuk pret një gjë të tillë, por edhe nëse ndodh, atëherë pasojat do të jenë serioze.
“Pasojat janë shumë më serioze në çështjet e brendshme strategjike. Unë mendoj se do të ketë datë. E tillë është atmosfera. Flasim hipotetikisht, nëse nuk do të kishte përgjigje pozitive, atëherë pyetja është çfarë do të bëjë BE-ja, dhe jo Qeveria”, tha Osmani.
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë