Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot bëri thirrje në mbledhje koordinuese me përfaqësues të më shumë institucioneve, me qëllim koordinim, ndjekjen dhe raportimin gjatë zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Plani për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve pritet të shqyrtohet në seancën e parë qeveritare, ndërsa Osmani njoftoi edhe konferencë ndërkombëtare për shkëmbimin e mendimeve, përvojës dhe koordinimit të mbështetjes së zbatimit të gjuhës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve paraqet operacion të ndërlikuar dhe të gjerë, për suksesin e të cilit është i domosdoshëm të krijohet një grup pune, trup koordinativ, detyra e të cilit është koordinimi, monitorimi dhe raportimi i rrjedhës së zbatimit të ligjit”, deklaroi Osmani.
Ai rikujtoi afatet e Ligjit për përdorimin e gjuhëve ku institucionet të shumta duhet ta zbatojnë dhe të mundësojnë përdorimin e gjuhës shqipe.
Në koordinim u tha se duhet të përgatitet një plan veprimi konkret dhe të saktë me afate dhe kritere të përshtatshme për zbatim, që do të mundësonte kontroll më të lehtë dhe më të saktë gjatë zbatimit të ligjit.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...