Zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, për vizitë pune do të udhëtojë në Athinë, ku do të takohet me ministrin alternativ për Punë të Jashtme të Greqisë, Georgios Katrougalos.
Në takim, siç kumtojnë nga kabineti i Osmanit, do të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, marrëveshja e Prespës detyrimet që krijohen për dy vendet, si dhe për të gjitha çështjet tjera të interesit bilateral, njofton Telegrafi Maqedoni.
Zëvendës-kryeministri Osmani dhe ministri Katrougalos do të marrin pjesë në fluturimin e parë pas një pauze më shumë se 10 vjet nga Athina për Shkup, ndërsa ministri Katrougalos do ta shoqërojë në mënyrë simbolike zëvendës-kryeministrin Osamni në aeroportin e Athinës.
Linja e re ajrore Shkup – Athinë do të realizohet dy herë në javë, gjegjësisht çdo të martë dhe enjte ndërsa.
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...