Në intervistën për Agjencinë Evropa, të dhënë gjatë vizitës së tij në Bruksel, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, deklaroi se pret që konferenca e parë ndërkombëtare me BE-në të mbahet në dhjetor, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
“Konferenca e parë ndërqeveritare është me rëndësi kryesore, kjo nënkupton funksionalizim të konsensusit politik të arritur në mars midis 27 vendeve anëtare për fillimin e procesit të inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në BE (..). Ajo duhet të mbahet në dhjetor. Do të thotë se mundemi të fillojmë t’i përgatisim kushtet për hapjen e klasterit të parë të kapitujve”, thotë ministri në intervistë.
Ai sqaron se vendi është i shqetësuar nga përpjekjet për bilaterizim të kornizës negociuese nga ana e disa vendeve të BE-së.
“Plani ynë nuk është që të fitojmë një rrugë të shkurtër drejt BE-së, por përgatitje e plotë për përmbushjen e kushteve. Kjo që na shqetëson janë përpjekjet për biletarizim të kornizës negociuese, përpjekjet të shfrytëzohet korniza si platformë që të imponohet zgjidhja unilaterale për probleme dypalëshe për të cilat ekzistojnë platforma alternative, ndërsa këto janë marrëveshjet që i kemi me fqinjët tanë”, sqaron osmani për Agjencinë Evropa.
I pyetur që ta shpjegojë problemin me Bullgarinë, i cili është më pak i njohur për opinionin evropian, shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut thekson se Shkupi dhe Sofja në tre vitet e fundit kanë arritur përparim në bashkëpunimin politik dhe ekonomik, siç parashikon marrëveshja me Bullgarinë, por se në pjesën e bashkëpunimit historik, progresi është më i ngadalshëm.
“Për 18 muaj komisionet e përbashkëta janë takuar nëntë herë, kuptohet u ngadalësua me pandeminë dhe zgjedhjet, tani është koha për intensifikim dhe komisioni do të takohet më 15 për herë të parë pas zgjedhjeve, dhe se shpresojmë se komisionet do të gjejnë gjuhë të përbashkët për mënyrën e interpretimit dhe festimit të figurave historike të cilat i lidhin popujt tanë. Kjo është pjesë e angazhimit tonë dhe nuk do të ikim nga ai”, tha Osmani.
Megjithatë, shton ai, çështjet lidhur me identitetin janë të papranueshme për Maqedoninë e Veriut.
“Ato dalin nga e drejta bashkëkohor për vetëvendosje dhe vetëshprehje. Ne duhet në marrëdhënie tona t’i absorbojmë dallimet dhe dhe të gjejmë një rrugë që të shkojmë përpara, duhet të mendojmë për të ardhmen, jo për të kaluarën, dhe t’ua lëmë shkencëtarëve kujdesin për përparim në vullnet të mirë dhe besim të marrëveshjes lidhur me historinë e përbashkët, jashtë detyrimeve politike”, shpjegon Osmani për agjencinë mediatike evropiane.
Shefi i diplomacisë i shprehu falënderimin BE-së për ndihmën për pandeminë.
“Mbështetjen e plotë dhe në kohë që vendet e Ballkanit Perëndimor e morën në kohën e pandemisë na tregoi se çfarë do të thotë të jesh pjesë e familjes”, thotë Osmani, duke u përqendruar në planin ekonomik dhe investues që Komisioni Evropian duhet të zbulojë gjatë tetorit.
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...
Konjufca: Shqipëria dhe Kosova janë një dhe të pandashme