“Çështja për koalicionim do të zgjidhet pas zgjedhjeve. Parimi fituesi me fituesin është për ta mbrojtur përfaqësimin e shqiptarëve në Qeveri”.
Këtë e tha sot zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Ai deklaroi se parimi “fituesi me fituesin” është vendosur prej vitit 2008
“Ajo është çështje që duhet ta definojmë pas zgjedhjeve, kush me kë do të bëjë koalicion, sepse rezultatet zgjedhore do të përcaktojnë. Zakonisht rregullat për mekanizmat e këtillë për mbrojtje nga majorizimi nevojiten për bashkësitë dhe partitë më të vogla. Kjo nuk ka të bëjë me të mëdhenjtë, sepse Badenteri në Kuvend ekziston për bashkësinë etnike shqiptare, nuk ekziston për atë maqedonase”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Parimi fituesi me fituesin është për të mbrojtur se bashkësia shqiptare do të përfaqësohet në Qeveri. Ky është parim i cili është respektuar prej vitit 2008 kur është vendosur me marrëveshjen e majit dhe është një nga parimet më të mira që e mbron përfaqësimin e shqiptarëve në Qeveri”, tha Osmani pas vizitës në Entin Shtetëror për Revizion në pyetjen e gazetarëve përse insistojnë në koalicionim fituesi me fituesin, ndërkaq nuk e respektuan si parim në zgjedhjet e kaluara.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet