Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se duhet mençuri dhe jo emocione në kontestin me Bullgarinë.
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, të dielën e 13 shkurtit, ka paralajmëruar intensifikim të bisedimeve me Bullgarinë për zgjidhjen e kontestit që po mban të bllokuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, që nga nëntori i vitit 2020.
Ai ka thënë se pas datës 17 shkurt do të ketë takime të më shumë grupeve punuese, përfshirë ato për tekstet shkollore, kulturën dhe integrimin evropian.
Osmani tha se qëndrimet e palës maqedonase mbeten të pandryshuara sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin, që janë edhe thelbi i kontestit meqë Sofja insiston që Shkupi të pranojë që ata kanë “rrënjë bullgare” deri në vitin 1945.
“Qëndrimet tona shtetërore janë të qarta dhe nuk ka ndryshime . Çështja më e rëndësishme për ne janë çështjet identitare në kornizën e negociatave si zgjidhje evropiane, për ta është çështja e të drejtave të komunitetit bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në një farë mënyre kjo identifikon rrugën që duhet të marrë ky proces”, ka deklaruar Osmani, raporton REL.
Sipas tij, hapja e Kushtetutës dhe njohja e bullgarëve si minoritet në Maqedoni është pjesë e politikës shtetërore ndaj komuniteteve etnike. Ai tha se nëse nuk ka asgjë të diskutueshme për njohjen e malazezëve dhe kroatëve si minoritet, atëherë pse të ketë problem në kërkesën për përfshirjen në kushtetutë të qytetarëve bullgarë.
Osmani tha se në dialogun me Sofjen nevojitet të veprohet “me kokë të ftohtë e zemër të nxehtë”.
“Qëllimi im përfundimtar është që Maqedonia e Veriut të bëhet një vend evropian, të normalizojë marrëdhëniet me fqinjët, duke ruajtur atë që është më e rëndësishme për qytetarët. Për këtë na duhet më shumë mençuri në veprim sesa emocione.Por, qytetarët mund të jenë të qetë se nuk do të lejojmë që të cenohet asgjë që është thelbësore për identitetin e tyre”, ka deklaruar Osmani.
Qeveritë e dy vendeve më 25 janar në Sofje kanë formuar disa grupe të punës të cilët në gjashtë muajt e ardhshëm duhet të vendosin bazat e bashkëpunimit ekonomik në më shumë sfera, që më pas t’i qasen edhe thelbit të problemit që ka të bëjë me çështjen e gjuhën dhe të identitetit.
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...