Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, dënoi sulmin e mbrëmshëm ndaj sekretarit të klubit bullgar “Car Boris i Tretë” në Ohër dhe tha se askush nuk duhet të sulmohet për shkak të ndjenjës së përkatësisë.
“Sulmuesit janë identifikuar dhe pres që së shpejti të dalin para drejtësisë. Cilësia më e madhe e këtij vendi është toleranca multietnike dhe respekti për vlerat e të tjerëve dhe nuk do të lejojmë askënd të rrezikojë atë që kemi arritur”.
“Pres që ta vizitoj të plagosurin nga Ohri menjëherë pas kësaj konference për media. Ky është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me këtë rast askush nuk duhet të sulmohet për shkak të ndjenjave, qëndrimeve dhe identitetit. Duhet të reagojmë me guxim dhe veçanërisht institucionet që të marrin masa që një ngjarje e tillë të mos përsëritet”, tha Osmani në konferencën për media.
Ai nuk konsideron se provokimet e Angel Xhambaskit dhe Kostadin Kostadinovit gjatë përkujtimit të revolucionares Mara Buneva e kanë nxitur dhunën fizike në Ohër.
Për Xhambaskin tha se “nuk dëshiron të luajë në historinë e Xhambaskit, i cili vetëpromovohet me provokime sepse është personazh margjinal”./Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...