Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani zhvilloi takime të veçanta me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Hiroyuki Hosoda dhe Presidentin e Dhomës së Këshilltarëve, Santo Akiko, gjatë qëndrimit të tij në Japoni.
Sipas MPJ-së, bashkëbiseduesit u referuan për marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë, duke theksuar bashkëpunimin ndërparlamentar.
U konstatua se ka potencial për thellimin e lidhjeve ndërmjet dy legjislativave, veçanërisht përmes grupeve ekzistuese parlamentare për bashkëpunim në të dyja vendet.
Njëkohësisht, në takimet u diskutua për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve biznesore, veçanërisht në drejtim të tërheqjes së investimeve japoneze.
Kryetarët e dy dhomave shprehën mbështetje të fortë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, që është parakusht i rëndësishëm për përparimin e vendit, por edhe për stabilitetin e përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor.
Poashtu, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për situatën aktuale të sigurisë pas pushtimit rus të Ukrainës, si dhe ndikimin e saj në stabilitetin në Evropë dhe në Indo-Paqësorin. /arbresh.info/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...