Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot në konferencë të përbashkët për shtyp me Drejtorin e Entit Shtetëror Statistikor, Apostol Simovski prezantuan përgatitjet për fillimin e operacionit më të rëndësishëm statistikor- REGJISTRIMI 2021.
“Dje thirra mbledhje të jashtëzakonshme me shefat e Përfaqësive Diplomatiko Konsullore, ku dhashë instruksione deri te i gjithë rrjeti diplomatik, që tërësisht dhe me kapacitet të plotë të vihet në shërbimin e ekipeve për regjistrim dhe procesit në përgjithësi, me qëllim realizimin e suksesshëm të regjistrimit, për të punësuarit tanë dhe diasporës sonë”, theksoi Osmani.
Në këtë drejtim, duke folur për rolin që kanë Ambasadat tona në rrjedhën e këtij procesi, Osmani pohoi:
“Roli i rrjetit tonë diplomatik do të jetë t’i identifikojë të gjithë kanalet e mundshme të komunikimit, edhe përmes aktivitetit të përforcuar promovues, t’i ndajë informacionet deri te secili shtetas i joni i cili jeton dhe punon jashtë vendit. Ky aktivitet në 50 ditët e ardhshme, do të jetë prioriteti më i lartë i rrjetit tonë diplomatik.
Nga aspekti i faktit që për herë të parë zbatohet operacioni për regjistrimin e diasporës, që paraqet sfidë shtesë, por edhe detyrim të kemi proces të suksesshëm, Osmani potencoi:
“Regjistrimi është shembull i mirë përmes rolit tonë proaktiv të demonstrojmë përgjegjësi dhe përkushtim drejt diasporës, e cila ka rol të rëndësishëm në proceset e vendit në përgjithësi. Ky është shans i mirë të tregojmë kujdes për qytetarët tanë që jetojnë jashtë vendit dhe të krijojmë kushte për bashkëpunim të përhershëm, për komunikim të shpejtë dhe afërsi, duke e realizuar qëllimin final- diaspora të jetë pjesë e pandashme e vendit.
Ministri Osmani duke dhënë mesazhin deri te të gjithë qytetarët, pa dallim nëse janë në vend, për punë të përkohshme ose studime jashtë vendit, ose janë pjesë e diasporës tonë, theksoi:
“Një prej elementeve kryesore të domosdoshme për politika të suksesshme është pikërisht pasqyra e numrit të banorëve dhe struktura e tyre ekonomike, arsimore dhe sociale. Nuk ekziston mënyrë tjetër për të pasur një pasqyrë reale, përveç se përmes regjistrimit si operacion statistikor, që është parakusht për çdo shtet të organizuar,për të pas mundësi që ta planifikojë zhvillimin e tij. Dëshiroj t’ju bëj thirrje që aktivisht të kyçeni në këtë proces, ta shfrytëzoni këtë të drejtë dhe obligim qytetar, me qëllim që t’i marrim të dhënat kyçe me të cilat do të mundemi në mënyrë të duhur t’i planifikojmë politikat tona.
Nga 1 deri më 15 mars, të gjithë të punësuarit tanë në Përfaqësitë Diplomatike Konsullore, përfshire këtu edhe familjet e tyre, do të mund të vetë-regjistrohen, përmes aplikacionit online të përgatitur nga Enti Shtetëror për Statistikë, për çka në web faqen tonë tashmë janë vendosur linqet adekuate. Regjistrimi është i lehtë, i thjeshtë dhe i shpejtë, i qasshëm në tetë gjuhë, në mesin e të cilave edhe maqedonisht, shqip dhe anglisht, me ç’rast në konferencë për shtyp u prezantuan video të posaçme- tutoriale, ose udhëzime, të cilat në mënyrë shumë të thjeshtë dhe të kuptueshme e përshkruajnë gjithë procesin.
Në të njëjtën kohë, procesi fillon edhe për shtetasit tanë që gjenden jashtë vendit, gjegjësisht, procesi fillon edhe për të gjithë qytetarët tanë të cilët gjenden në vend të huaj, respektivisht për diasporën tonë, të cilët për një periudhë mjaft më të gjatë, nga data 1 mars e deri më 21 prill, apo, në 50 ditët që vijojnë, në të njëjtën mënyrë, më qasje të thjeshtë deri te aplikacioni, do të mund ta realizojnë këtë të drejtë dhe obligim qytetar.
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...