Nëse jo më 14 dhjetor, ka mundësi që më 31 dhjetor të thirret mbledhje e e ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian dhe që atë ditë të miratohet dhe mbahet konferenca ndërqeveritare, ka sqaruar ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
“Të gjithë janë të vetëdijshëm se sa është i rëndësishëm 14 dhjetori, por jo vetëm 14 dhjetori, sepse edhe më 31 dhjetor kryesimi slloven mund, nëse merr sinjal nga Bullgaria se tërheq veton, madje më 30 dhjetor ministri slloven për Punë të Jashtme mund të thërrasë mbledhje online të ministrave dhe të miratojë dhe në të njëjtën ditë të mbahet konferenca ndërqeveritare. Është e rëndësishme që t’i mbajmë afatet e shkurta. Frika ime është që nëse ky kontest kalon në konflikt të ngrirë, Maqedonia e Veriut do të mbetet e izoluar në perspektivat evropiane”, deklaroi Osmani në Televizionin “Sitel”.
Sheh shpresa në formimin e Qeverisë së re në Bullgari, pasi sipas tij atëherë krijohen mundësi që të bisedohet mes dy qeverish stabile.
Shpresë sheh edhe në angazhimin e Francës për gjetjen e zgjidhjes.
“Shihet një proaktivitet i madh. Në kushte kur Gjermania tërë periudhën ishte në linjën e parë që të zhbllokojë procesin, tani e kemi Francën më shumë se kurdo herë”, tha Osmani.
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...