Një ditë pas informacioneve inkurajuese nga burimet diplomatike për marrjen eventuale në qershor të datës për fillim të negociatave, zv.kryeministri Bujar Osmani thotë se pret që në qershor të merret vendimi kurse negociatat zyrtarisht të fillojnë në dhjetor. Këto deklarata Osmani i bëri në emisionin 360 gradë i cili do të transmetohet sonte në orën 22:00 në Alsat.
Pritjet tona ose kalendari jonë optimist është që në qershor të merret vendimi, t’i jepet mandati Komisionit Evropian për të përgatitur kornizën negociuese që pastaj në dhjetor të kemi mbledhjen e përbashkët ndërqeveritare ku edhe zyrtarisht fillojnë bisedimet- deklaroi Bujar Osmani.
Gjasat janë reale që afatet e ngushta kohore mes publikimit të raportit të progresit për vendin dhe vendimit eventual për datën të rrezikojnë këtë të fundit. Osmani konfirmon se rasti më kritik është ai me Gjermaninë e cila praktikisht ka vetëm një ditë për shqyrtim të raportit në Budestag dhe marrjen e vendimit për Maqedoninë e Veriut.
Normalisht se në Parlament, Budenstagu i Gjermanisë funksionon ndryshe dhe ata kërkojnë debat mbi raportin. Nëse nuk ka vendim të Bundestagut për rekomandimin e Komisionit për të filluar bisedimet, Gjermania nuk mund të ketë qëndrim në Këshill. Po nuk pati një vend qëndrim, këshilli nuk e diskuton çështjen. Kështu që ekzistojnë mundësi që procesi teknik të shtyjë vendimin- theksoi Bujar Osmani.
Megjithatë, pushteti beson se Gjermania bën përpjekje që të mos lihet hapësirë që Maqedonia e Veriut të humbë këtë mundësi. Një ditë më parë, burime diplomatike për media njoftuan se qershori është momenti të cilin BE-ja nuk do ta ketë të lehtë ta humbë dhe të mos i japë vendit datë për fillim të negociatave. Komisioni do të jetë në gjendje të vërejë ndryshimet në vend andaj për Brukselin, për momentin, për të njëjtat burime, vendi është e vetmja histori pozitive në Ballkan./AlsatM/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...