Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoni të Veriut, Bujar Osmani, konfirmoi se anëtaret e NATO-s sot do të bisedojnë për dërgimin e ndihmave të përforcuara në Ukrainë.
Siç theksoi, ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbergu, shpresa është se 30 vendet anëtare do të harmonizohen për dërgimin e një mbrojtje më të fortë dhe ofensive në Ukrainë që të përballet me sulmin rus.
Ministri Osmani, i cili merr pjesë në këtë takim të jashtëzakonshëm për punët të jashtme sot në Bruksel deklaroi se rritja e kësaj mbështetje ushtarake për Ukrainën do të jetë njëra ndër temat e takimit të sotëm.
Ai përsëriti se edhe NATO-ja sërish do të dërgojë porosi për unitet dhe solidaritet me Ukrainën.
Osmani, gjithashtu, theksoi se është me rëndësi që koncepti i ardhshëm strategjik i NATO-s, për të cilin gjithashtu do të bisedohet këto dy ditë, ta përforcojë edhe pjesën juglindore të Aleancës.
“Të gjitha aspektet duhet të reflektohen në këtë koncept strategjik, të përforcohet partneriteti me BE-në dhe të përshpejtohet angazhimi ndaj Ballkanit Perëndimor me qëllim të përforcimit të stabilitetit dhe sigurisë në pjesën juglindore”, tha Osmani para fillimit të takimit të jashtëm ministror të NATO-s.
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...