Ministri për Punë të Jashtme Bujar Osmani, sot mori pjesë në takim ministror të Kombeve të Bashkuara për operacione paqeruajtëse të OKB-së, i cili u mbajt online, nën organizimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Koresë, Çung Eui -jong dhe Ministrit të Mbrojtjes Nacionale, Su Vok, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterresh.
Gjatë fjalimit të tij, ministri Osmani e riafiromoi përkushtimin e vendit ndaj bashkëpunimit multilateral, si një nga prioritetet e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut.
“Maqedonia e Veriut është plotësisht e përkushtuar të vazhdojë me zotimet e saja në pjesëmarrjen e rritur në operacionet paqeruajtëse të KB-së përmes përforcimit dhe trajnimit të kapaciteteve të saja, veçanërisht duke pasur parasysh edhe pjesëmarrjen e barabartë të grave në proceset paqeruajtëse ose në pjesën e parandalimit”, theksoi Osmani.
Osmani gjithashtu theksoi se vendi i mbështet plotësisht reformat e ndërmarra nga Sekretari i Përgjithshëm, Guterresh për operacione paqeruajtëse më efektive, të cilat edhe pse përballen me sfida, janë mjet i rëndësishëm për forcimin e paqes dhe sigurisë në botë.
Në seancën kushtuar ruajtjes së paqes, në të cilën mori pjesë Osmani, u shpreh një mbështetje e fuqishme për diplomacinë preventive si bazë për paqe të qëndrueshme dhe shoqëri stabile./telegrafi/
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...