Aeroplani që solli refugjatët e parë afganë në RMV, në Aeroportin e Shkupit ka ardhur nga Gjeorgjia. Ministri I Jashtëm Bujar Osmani tha se janë bërë të gjitha përgatitjet që ata të pranohen në mënyrën më dinjitoze. Ai njoftoi se një grua shtatzënë është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
“Të bëhen kontrollet e para shëndetësore, të kenë mbrojtje adekuate shëndetësore, të sigurohet udhqimi dhe të akomodohen në mënyrë përkatëse. Për logjistikën e tyre kujdesen organizata për të cilët ata kanë punuar në Afganistan. Harxhimet mbulohen nga ata. Nëse ka nevojë shteti do të ndihmojë me logjistikë” – ka deklaruar Osmani.
“Bëhet fjalë për qytetarë që u ishte cënuar jeta nga strukturat talibane dhe të cilët u ndihmojmë për t`ua shpëtuar jetët. Ata janë qytetarë që 20 vite kanë punuar për institucione demokratike, misione dhe organizata ndërkombëtare në Afganistan” – kanë njoftuar nga Qeveria. /KlanMacedonia/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...