Osmani: Moszgjidhja e emrit, rrezik për sigurinë

11:56 | 2 Mars 2018
Arbresh.info

Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani thotë se Maqedonia është përpara shansit historik për integrim në NATO dhe BE.

Në emisionin Rruga Drejt që do të transmetohet sonte, Osmani tha se tani është momenti kyç për të gjetur zgjidhje për mosmarrëveshjen me Greqinë rreth çështjes së emrit, në të kundër Maqedonia do të duhet të pres edhe shumë vite të tjera jashtë strukturave euroatlantike gjë që do të rrezikonte stabilitetin e Maqedonisë edhe në aspektin e sigurisë.

Nga ana tjetër, Parlamenti grek vloi nga akuzat e ish ministres së jashtme, Dora Bakojani drejtuar ministrit të jashtëm, Nikos Kocias. Bakojani sulmoi Kocijsin se po bën diplomaci të fshehtë për emrin, pas çka ky i fundit me kundër akuzë se pikërisht Bakojani kishte negociuar fshehtas duke e përfshirë një ish agjent të Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës. Ajo kërkoi nga Kocias ta njoftojë opozitën për negociatat ashtu siç ajo e kishte njoftuar partinë e tij, kur ishte në opozitë. Por Kocijas tha se opozita ka qenë e njoftuar gjatë gjithë kohës për rrjedhën e bisedimeve.

Kreu i Selanikut, Yannis Boutaris ndërkaq ka theksuar se tani është rasti që të mbyllet çështja e emrit.

Tani e kemi mundësinë që të përfundojmë me këtë çështje të hapur, në dobi të Greqisë, sepse sot vendi fqinj në tërë botën është i njohur vetëm me emrin kushtetues. Shkupjanët nuk janë kanibalë, vetëm pasi i ka udhëhequr Gruevski, një nacionalist radikal, i barabartë me ultra patriotët tanë – deklaroi Yannis Boutaris, Kryetar i Selanikut.

Pavarësisht se kryeministrat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras kërkojnë që opozitat t’i mbështesin në zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar, një gjë e tillë akoma nuk është arritur. Megjithatë besohet se partitë në pushtet mund të sigurojnë shumicën e nevojshme për miratimin e një marrëveshjeje eventuale që mund të arrihet për emrin./Alsat-M

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme