Ministri i Punëve të Jashtme të RMV-së, Bujar Osmani i cili me profesion është mjek, pyet qytetarët pse nuk besojnë kur u thonë mjekët me përgjegjësinë më të madhe etike se duhet të vaksinoheni për të mbrojtur jetën e tyre dhe të familjen të tyre.
Përmes një statusi në FB, Osmani shkruan:
“Shume pak njerëz kam hasur të kenë patur mosbesim kur u kam rekomanduar se duhet të operohen. Pa asnje dyshim kanë hyrë ne salle të operacionit dhe nën anestezion na e kanë lënë ne besim jeten e tyre. Atëherë pse nuk besoni kur u themi me përgjegjësinë më të madhe etike te nje mjeku se duhet të vaksinoheni për të mbrojtur jetën tuaj dhe të familjen suaj? A mendoni se mjekët të cilëve ua besoni shendetin dhe jetën do u rekomandonin diçka që nuk është e mirë për shëndetin tuaj. Pse do i vaksinonim prindërit tanë e vetveten po që se do dyshonim në efektin e tyre?Mos-vaksinimi është papërgjegjësi dhe injorancë!”.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...