Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Çekisë, realizoi takim me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme, Tomáš Petříček.
Njëra nga temat kryesore të bisedës ishin integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, posaçërisht në drejtim të mbështetjes për fillimin e bisedimeve me BE-në.
“Me përkrahjen e miqve tanë do të vazhdojmë realizimin e procesit reformues, para së gjithash në pjesën e sundimit të së drejtës, reformat në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe reformën në administratën publike. Kuptohet se, mbetemi të fokusuar edhe në procesin e ndërtimit të raporteve ndërfqinjësore dhe rritje të besimit të ndërsjellë me të gjithë miqtë e rajonit. Pranova konfirmim nga kolegu im se Republika Çeke edhe më tutje do të vazhdojë të jetë njëra prej mbështetësve më të mëdhenj dhe më të zëshme të anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në BE”, theksoi Osmani, duke i shprehur mirënjohje Qeverisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe parimore nga ana e Çekisë për eurointegrimet e vendit.
Në takimin e dy ministrave u afirmuan raportet e shkëlqyera të të dyja vendeve, për të cilat u konstatua se karakterizohen me dialog politik intensiv dhe dinamik, si dhe me shkëmbim të vizitave të rregullta në nivel të lartë.
“Marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale nuk janë mjaftueshëm të shprehura edhe në kuadër të bashkëpunimit ekonomik ku shkëmbimi tregtar nuk kalon 200 milionë euro. Para komuniteteve të biznesit të dy vendeve tona qëndron potencial i madh, i cili doemos duhet të njihet dhe shfrytëzohet, me qëllim që ta lehtësojmë hyrjen e investimeve direkte çeke në tregun e Maqedonisë së Veriut, si dhe të mundësojmë rezultate më të rëndësishme në pjesën e shkëmbimit tregtar”, tha Osmani, duke marr për obligim intensifikimin e aktiviteteve që dalin nga fusha e diplomacisë ekonomike, me qëllim shfrytëzimin më efikas të potencialit për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve.
Ministrat Osmani dhe Petříček iu referuan edhe bashkëpunimit në kuadër të Aleancës Verioatlantike, ku të dy vendet tashmë edhe zyrtarisht janë aleatë, bashkëpunimin në kuadër të OSBE-së dhe mbështetjen çeke për presidencën tonë më organizatën në vitin 2023. U shkëmbyen mendime edhe për çështje tjera të interesit për rajonin dhe skenën ndërkombëtare.
Në kuadër të vizitës në Çeki, Osmani do të takohet edhe me Milena Hrdinková Sekretare shtetërore për çështjet e BE-së në Zyrën e kryeministrit Andrej Babiš.
Real Madridi vendosi dy rekorde të padëshiruara pas humbjes ...
Trump dhe presidentja meksikane bisedojnë për migracionin
SHBA: Ukraina duhet të rrisë mobilizimin ushtarak për të luf...
Kurti uron 28 Nëntorin: Kjo festë na gjen me projektin e Kom...
Revista spanjolle: Zbulimi i perlave të fshehura, Shqipëria ...
Rama uron shqiptarët: Gëzuar Ditën e Pavarësisë