“Jam i privilegjuar dhe i lumtur që përfaqësoj një vend që më në fund po negocion me BE-në dhe duhet të them se besueshmëria e BE-së në rajon u ruajt në momentin e fundit”, tha në fjalimin e tij ministri i Jashtëm maqedonas, Bujar Osmani në panelin “BE dhe Ballkani Perëndimor: kush është gati?” i mbajtur në kuadër të Forumit Strategjik të Bled.
“Natyrisht, jo të gjithë në Maqedoninë e Veriut apo më gjerësisht jashtë Maqedonisë së Veriut janë dakord, ata thonë se ne duhej të paguanim një çmim të lartë për fillimin e negociatave të anëtarësimit, por siç thashë së fundmi, koha do të tregojë se ky vendim ishte i saktë, strategjike dhe edhe një herë tregoi se Maqedonia e Veriut tregon vigjilencë të vazhdueshme ndaj dialogut, ndaj kulturës së kompromisit, ndaj vendimmarrjes strategjike dhe përgjegjësisë rajonale”, theksoi Osmani.
Ai kujtoi se për 17 vjet vendi ishte i mbërthyer në “zonën e muzgut” në statusin e një kandidati për anëtarësim, megjithëse kjo tregoi qartë se mund të jetë shembull për vendet e tjera, për një demokraci unike multietnike dhe për një kompromis për zgjidhje për problemet.
Në panel mbajtën fjalime dhe shumë figura të rëndësishme politike nga BE dhe SHBA.
Panelistët debatuan për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, i cili në thelb është i lidhur me strukturat evropiane dhe euroatlantike, veçanërisht në dritën e realitetit të ri gjeopolitik dhe rreziqeve aktuale të sigurisë që dalin nga agresioni rus kundër Ukrainës.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...