Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në intervistë për agjencinë e lajmeve greke “ANA-MPA” tha se marrëveshja e Prespës është zgjidhje reciprokisht e dobishme, ndërsa zbatimi i saj do të sjell stabilitet politik dhe ekonomik në rajon, transmeton AIM nga Athina.
“Vendi do të anëtarësohet në NATO, kjo do të jap stabilitet politik, ndërsa stabiliteti politik sjell edhe stabilitet ekonomik. Në vazhdim do të përmirësojmë edhe prosperitetin e qytetarëve në rajon. I gjithë rajoni do të lëvizë me një ritëm të shpejtë dhe me këtë nuk do të ekzistojë “gropë e errët” në këtë pjesë të Evropës”, tha Osmani.
Sipas tij, marrëveshja e Prespës do të ndihmoj edhe në marrëdhëniet ndëretnike në vend.
Osmani gjithashtu tha se me zgjidhjen e kontestit, përfitime do të kenë të dyja vendet, Greqia do të ketë rolin udhëheqës në integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian, ndërsa Maqedonia do të jetë anëtare e NATO-s dhe BE.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...