Zv. kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot në Sekretariatin për Çështje Evropiane mbajti takim me Ministrin për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Dukatit të Madh të Luksemburgut, Jean Asselborn, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë takimit, zv. kryeministri Osmani, shprehu mirënjohje të thellë për vizitën e Ministrit Asselborn, si dhe për mbështetjen e përgjithshme të Luksemburgut për aspiratat tona euro- atlantike, që është më se e duhur dhe e mirëseardhur në këtë periudhë kyçe vendimtare për integrimin tonë euro- atlantik.
“Maqedonia tani më dy vjet po kalon një periudhë të fuqishme të tranzicionit, ku përmes mbështetjes së sinqertë të miqve tanë ndërkombëtar, krijojmë kushte për progres në integrimet evropiane dhe euroatlantike. Gjatë gjithë kësaj periudhe, vendi po ballafaqohet me sfida të numërta, e me siguri një prej sfidave më kryesore dhe më komplekse është sfida e implementimit të Marrëveshjes së Prespës, me të cilën mbyllet një kontest afatgjatë mes dy fqinjëve Maqedonisë dhe Greqisë, i cili paraqiste pengesë të patejkalueshme në progresin e proceseve integruese”, theksoi Osmani në deklaratën e tij pas takimit.
Osmani gjithashtu shtoi se prania dhe mbështetja e partnerëve tanë ndërkombëtar paraqet akt të miqësisë dhe inkurajimit, mbështetje që është e mirëseardhur në veçanti në këto momente të vendimeve të rëndësishme.
Osmani theksoi se krahas aktiviteteve rreth referendumit, Qeveria, e posaçërisht unë si negociator kryesor, por në përgjithësi edhe Sekretariati për Çështje Evropiane, si trup bartës i përgatitjeve për negociata, në mënyrë aktive po punojmë në procesin reformues, në përgatitjet për skriningun që pason, por edhe në përgjithësi, rreth përgatitjeve të përgjithshme të vendit për negociata.
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...