Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë mbrëmë se është i shqetësuar për sulmin raketor në territorin e Polonisë.
Ai në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, shprehu mbështetjen dhe solidaritetin e plotë me Poloninë, si dhe ngushëllimet për familjet e viktimave.
“Të shqetësuar nga sulmet e fundit të raketave që kalojnë në territorin e Polonisë. Mbështetje dhe solidaritet të plotë me partnerin tonë të ngushtë Poloninë, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave. Jemi duke u konsultuar me aleatët tanë në NATO dhe e ndjekim nga afër situatën”, ka shkruar Osmani.
Concerned by the recent missile strikes crossing into 🇵🇱 territory. Full support & solidarity w/ our close partner #Poland, expressing condolences to the families of the victims. We are consulting our @NATO Allies & closely following the situation@RauZbigniew @PolandMFA
— Bujar Osmani (@Bujar_O) November 15, 2022
Ndryshe, shpërthimi i së martës në një fshat polak, pranë kufirit me Ukrainën, ndodhi pasi Rusia nisi një valë sulmesh raketore kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
Ministria e Jashtme e Polonisë tha se raketat ranë në Përzevodov – rreth 6 kilometra nga kufiri me Ukrainën.
Rusia mohoi se është përgjegjëse për shpërthimin, ndonëse zyrtarët polakë thanë se raketat ishin prodhim rus.
Polonia është vend anëtar i NATO-s dhe sulmi rus në territorin e saj do të rrezikonte zgjerimin e konfliktit përtej Ukrainës, pasi NATO-ja është e përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive./Telegrafi/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga