Osmani: Liria e mediave është pasqyrë për gjendjen e një shoqërie

14:09 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

Në shenjë të ditës Botërore të mediave, Sekretari për çështje evropiane, në Klubin e deputetëve ka organizuar konferencë shtyp dhe koktej për përfaqësuesit e mediave në të cilën diskutohet për një sërë temash në interes të shoqërisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se sfera e mediave nuk përfaqëson sistem të mbyllur, por liri e mediave nderohet nëpërmjet institucioneve të qëndrueshme, qeverisja e së drejtës, Qeveri transparente dhe institucioneve të shtetit, konkurrim, respektimi i ligjeve dhe për këtë liria e mediave përfaqëson pasqyrën e vërtet për gjendjen e një shoqërie, për nivelin e zhvillimit demokratik, në përgjithësi nivelin e zhvillimi të civilizimit.

Gjatë konferencës për shtyp, përfaqësuesit e mediave kanë mundësi të paraqesin kërkesat e tyre rreth ngjarjeve aktuale shoqërore politike, si dhe t’i ofrojnë mendimet e tyre, parashikimet e tyre, vërejtjet dhe komentet, theksojnë nga Sektori për Çështje Evropiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme