Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në Bratisllavë zyrtarisht bëri hapjen e Ambasadës së RMV, në Republikën e Sllovakisë, në prani të homologut të tij, Ministrit për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Sllovakisë, Ivan Korçok.
“Jam i sigurt se kjo shtëpi e re dhe e ngrohtë e Maqedonisë së Veriut në Sllovaki, kjo ndërtesë do të jetë edhe një pikë përmes së cilës do ta zhvillojmë bashkëpunimin tonë, një lloj qendre përmes së cilës do të kalojnë ide të shumta, projekte, iniciativa të cilat janë të interesit të përbashkët për qytetarët e të dyja vendeve. Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia deri më tash kanë zhvilluar marrëdhënie bilaterale jashtëzakonisht pozitive dhe cilësore. Mirëpo, dua të besoj se me aktin e sotëm hymë në një fazë të marrëdhënieve intensive bilateral mes dy vendeve tona. Jam i bindur se përmes ambasadës sonë do të forcojmë partenritetin tonë, që është gjithnjë në rritje, faktikisht do të jemi shumë më afër, të lidhur dhe sigurisht më efikas në realizimin e ambicieve tona”, theksoi Osmani.
Ndërsa nga MPJ thonë se përfaqësimi rezident diplomatik i RMV në kryeqytetin e Sllovakisë do të jap nxitje shtesë për zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve.
“Me hapjen e Përfaqësisë sonë diplomatiko-konsullore në Sllovaki, përpjekjet për sigurimin e komunikimit intensiv, posaçërisht në planin e bashkëpunimit ekonomik, kulturës, arsimit, mbrojtja e interesave të qytetarëve tanë si dhe shumë aktivitete tjera, do të sjellin një dimension të ri të cilësisë në marrëdhëniet reciproke”.
“Krahas shkëmbimeve të mendimeve për marrëdhëniet bilaterale, dy ministrat shfrytëzuan rastin për të biseduar për ngjarjet më të reja, sfidat dhe perspektivën tonë në integrim evropian, kurse në dritën e vendimeve të rëndësishme të cilat na presin për Konferencën e parë ndërkombëtare dhe formalisht fillimin e negociatave për aderim të RMV-s me BE. Në këtë drejtim, edhe njëherë u vërtetua përkrahja e fuqishme dhe e zëshme e Sllovakisë për fillimin e menjëhershëm të negociatave për vendin tonë, angazhim i cili do të vazhdojë edhe në periudhën që vijon”, thonë nga MPJ.
Ndërsa dy ministrat shkëmbyen mendime edhe për tema tjera të interesit të përbashkët, për bashkëpunim rajonal si dhe përpjekjet për ballafaqimin me pasojat e pandemisë si dhe hapat e mëtutjeshëm në këtë plan.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?