Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot kishte prezantim me temë “Përgjigje efektive të krizës në shëndetin publik me respekt të plotë ndaj demokracisë, sundimit të së drejtës dhe të drejtave njerëzore” në video- Konferencën e sesionit të Komitetit të ministrave në Këshillin e Evropës, me të cilin kryeson Republika e Greqisë, e që mbahet sot me rastin e shënimit të 70 vjetorit nga hyrja në fuqi e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Gjatë prezantimit Osmani tha se Këshilli i Evropës ka rol të rëndësishëm në ndihmën e vendeve anëtare që në mënyrë efektive t’i përgjigjen krizës të shkaktuar nga virusit COVID-19, pastaj duke siguruar se masat e ndërmarra nuk e minojnë përpjekjen e përbashkët për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, demokracisë dhe sundimit të ligjit.
“Këshilli i Evropës vazhdon të mbështesë Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në kontekst të përgatitjeve për bisedime për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në atë drejtim me rëndësi janë aktivitetet e ndërmarra si pjesë e rëndësishme e trekëndëshit strategjik të Këshillit të Evropës: vendosja e standardeve- monitorimi – bashkëpunimi. Ndërsa, Qeveria e Maqedonisë së Veriut është fuqishëm e përcaktuar tërësisht në respektimin e vlerave dhe principeve të Këshillit të Evropës që janë udhërrëfyes për vendin tonë për integrim të plotë në Bashkimin Evropian”, pohoi Osmani në prezantimin e tij.
Ndryshe, pas kryesimit të Greqisë, kryesimin gjashtë mujor me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës e merr Republika Federale e Gjermanisë, e cila do të zgjatë deri në mesin e muajit maj të vitit 2021.
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person