“Marrëdhëniet e koalicionit qeverisës janë të mira dhe qeveria duhet të vazhdojë me punën e saj”, tha zëvendëskryeministri dhe anëtari i BDI-së, Bujar Osmani.
“Ne kemi marrëdhënie të mira mes koalicionit qeverisës. Dhe nuk shoh se kemi nevojë në qeveri të shpërqendrohemi me përpjekje të tilla që më shumë kanë për qëllim të krijojnë debat nëpër rrjetet sociale se sa ta shprehin ndonjë dinamikë të marrëdhënieve mes dy partive politike. Qeveria vazhdon me punën e saj. Dje deri dy pas mesnate kishin mbledhje në qeveri, morën vendime të rëndësishme në vend. Vazhdojmë më tej me agjendën reformuese sepse këto janë momente historike për vendin për të fituar datë për bisedime që i presim tashmë 18 vite”, tha Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai gjithashtu foli edhe për akuzat se BDI-së nuk i konvenon të vazhdojnë hetimet e PSP-së për shkak se janë të përfshirë funksionarë të tij duke cekur se kjo është lajm i rremë dhe se i jep mbështetje të plotë PSP-së.
“BDI është e vetmja parti politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut që ka marrë vendim në kryesi dhe kërkon hetim të plotë dhe organizatave vendore dhe ndërkombëtare të të gjithë funksionarëve që nga viti 2002 deri tash, për shkak se duhet të nisen lufta kundër lajmeve të rreme dhe propagandës. Kjo do të thotë se BDI është e vetmja parti dhe ju bëjmë të gjithë partive politike tjera ta bëjnë të njëjtën thirrje të hetohen funksionarët derisa kanë qenë në pushtet”, tha Osmani.
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...