Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisw së Veriut, Bujar Osmani tha se ka fakte dhe informata lidhur me ngjarjen në Banjskë në Kosovë më 24 shtator të vitit të kaluar dhe ato do t’i prezantojë në mbledhje të mbyllur të Qeverisë me qëllim, siç tha, të rishqyrtohet dhe të vendoset nëse shteti duhet të qëndrojë më tej në nismën “Ballkani i Hapur” në të cilën është së bashku me Shqipërinë dhe Serbinë.
Pas incidentit në Banjskë ai nuk ka marrë pjesë në ngjarje të “Ballkanit të Hapur”, por, megjithatë, tha, Qeveria do ta sjellë vendimin për pjesëmarrjen e mëtutjeshme të Maqedonisë së Veriut në nismën, e cila, siç tha, ka pasur qëllime fisnike.
“Kur ndodhi sulmi në Banjskë në Kosovë, pata deklaratë se kjo shkon në kundërshtim të idesë themelore të nosmës – se është për pajtim. Dhe thashë – nëse ka përzierje të drejtpërdrejtë të Beogradit në Banjskë, atëherë me të vërtetë duhet të rishqyrtohet sepse i shkelë shtyllat e idesë themelore. Meqenëse tani kam më shumë informata se çka ka ndodhur në Banjskë, planifikoj më mbledhje të mbyllur ta informoj Qeverinë, ndërsa Qeveria do të vendosë se si do të veprojë më tutje”, tha Osmani.
Sipas tij, nisma “Ballkani i Hapur” nuk është i plotë sepse nuk janë të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, por, tha, është nismë në tentim, e cila, me ide të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka pasur dy qëllime.
“Ajo kishte dy qëllime – pajtimin për krijim të parakushteve për mbyllje të kontestit kosovaro-serb dhe për njohje të ndërsjelltë dhe liberalizim të tregut sepse u vlerësua se 80 për qind të kohës kamionët në Ballkan e kalojnë në vendkalime kufitare, ndërsa 20 për qind në rrugën drejt destinacionit të vet. Kuptohet, ato ishin qëllime fisnike në të cilat ne morëm pjesë. Por ajo është nismë në tentim sepse, derisa nuk janë të gjashtë vendet, nuk është nismë e kompletuar”, tha Osmani./klanmacedonia
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?