Maqedonia e Veriut nuk i ka ngrirë asnjëherë bisedimet me palën bullgare, janë zhvilluar tre cikle bisedimesh të cilat nuk janë bërë publike pasi janë në nivel ekspertësh”.
Këtë e deklaroi ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani, në një intervistë për televizionin Klan Maqedoni.
Ai theksoi se në takimin e fundit ka pasur një progres I cili ka dhënë shpresa për të dyja palët se zgjidhja mund të jetë shumë afër.
“Kemi pas në ndërkohë 3 cikle bisedimesh, ndërmjet dy ministrive, të cilat nuk janë publike për shkak se janë në nivel ekspertësh, por kanë qenë si rrjedhojë e një takimi me ministrin e jashtëm bullgar në Kiev”.
“Në takimin e fundit, të tretin, ka pasur një progress, një progres i cili dha shpresa te të dyja palët se zgjidhjen mund ta kemi shumë afër”, tha Osmani.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...