Familjet, shtetas të Maqedonisë së Veriut edhe pse kanë siguruar fleta udhëtimi nga Ambasada në Kiev, sërish nuk kanë mundur të dalin jashtë Ukrainës.
Një nga familjet është me fëmijë një-vjeçar dhe me të njëjtit siç bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka komunikuar drejtpërdrejt.
“Me një familje kam biseduar unë drejtpërdrejt, me një fëmijë njëvjeçar që janë në pjesën lindore të Ukrainës”, tha Osmani i cili shtoi se ka realizuar bisedë edhe me ministren ukrainase që të sigurohet evakuim për shtetasit e mbetur në Ukrainë.
“Ne jemi në komunikim me Ambasadën tonë dhe për fat të keq situata nuk është e mirë, veçanërisht në Kiev. Ambasadori, diplomati dhe dy qytetarë të tjerë tanë që janë në Ambasadë pjesën më të madhe e kanë kaluar më shumë në Ambasada, aq sa as gjumin nuk e kanë bërë në shtëpitë e tyre. Përpiqemi t’i evakuojmë. Unë kam pasur disa kontaktet me kolegë, ministra të rajonit. Ka rreth 20 ambasadorë të BE-së për momentin të cilët nuk mund të dalin. Bëjmë Aranzhime që kushdo qoftë nga këto shtete që të realizojmë transport dhe t’i dërgojmë në Poloni”, tha Osmani./telegrafi/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...