Google ADS

Osmani: Jam kundër zgjedhjeve të parakohshme kuvendare

20:57 | 22 Janar 2019
A. B.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani thotë se ai si avokat i agjendës evropiane është kundër zgjedhjeve të parakohshme kuvendare për shkak se do të bëhet lëshim në fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian dhe që do të ishte komprometim i procesit evropian.

“Në BDI duan zgjedhje që nesër, për shkak se hulumtimet e brendshme thonë se tani është momenti. Po a është interes për shtetin të ketë zgjedhje, këtu unë nuk pajtohem. Të shkojmë në zgjedhje në kushte kur presim të fillojmë bisedimet dhe të vendosin një dinamikë në ratifikimin e Protokollit për NATO, mendoj se në mënyrë të ndërgjegjshme e komprometojmë procesin dhe s’kemi ndonjë arsyetim para botës përse e bëjmë. Unë jam avokat i agjendës evropiane të shtetin dhe i lus të gjithë partitë politike të jenë të kujdesshëm”, deklaroi Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Osmani konsideron se zgjedhjet e parakohshme kuvendare do të thoshte defokusim i shtetit nga agjenda e reformave për shkak se përqendrimi do të jetë te formimi i qeverisë, kryeministër i ri, ministra të ri, rezultate dhe, siç tha ai, skadon afati për nisjen e bisedimeve.

Në lidhje me Ligjin për përdorimin gjuhëve, Osmani tha se ka hyrë në fuqi dhe institucionet e zbatojnë sipas kushteve që i kanë.

Të ngjashme