Osmani: Identiteti s’po negociohet, shqiptarët besnikë deri në fund

09:26 | 8 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Identiteti është një vijë e kuqe dhe askush nuk ka të drejtë të negociojë për këtë, tha Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

– Identiteti, gjuha janë vijat e kuqe, si për maqedonasit, ashtu edhe për ne (shqiptarët). Këto janë vijat e kuqe dhe askush nuk ka të drejtë të negociojë për këtë. Ne shqiptarët së bashku me qytetarët maqedonas po ndërtojmë një të ardhme të përbashkët. Ne jetojmë së bashku, kemi një të ardhme të përbashkët, nevoja të përbashkëta. Shqiptarët do të qëndrojnë besnikë deri në fund. Ne tashmë kemi treguar se së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha, tani është koha për solidaritet për një të ardhme më të mirë – tha Osmani në TV 21.

Ai theksoi se ish kryeministri Vlado Buçkovski është emëruar i dërguari special në mënyrë që të rivendosë besimin midis dy vendeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme