Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot ka dhënë siguri se Republika e Maqedonisë së Veriut më 17 tetor do të merr datë për fillimin e bisedimeve me BE-në.
“Unë mendoj po. Ja ndoshta për herë të parë kështu me optimizëm do të them se këtë vit ne fillojmë negociata”, ka thënë Osmani në intervistën për TV Kanal 5.
Ai e ka ndarë dilemën e tij në opinion nëse propozimi në publik do të jetë dhjetori 2019 për fillim të konferencës së parë ndërqeveritare ose janari, kur teknikisht do të përgatitet procesi.
“Por jam i bindur se marrim datë për fillimin e bisedimeve”, ka thënë Osmani. Sipas tij, pas Gjermanisë edhe nga Franca priten informacione pozitive për qëndrimin e fillimit tonë për bisedime me BE-në. “Realisht unë punoj si të jetë puna veçmë e kryer pasi atmosfera është ashtu. Informacionet nga vendet- anëtare janë ashtu dhe se Franca do të përgjigjet pozitivisht në argumentet që i dhamë si shtet në krejt këtë proces dhe në kuptim të mbylljes së çështjeve politike dhe rezultatet në kuptim të reformave që i kemi bërë.
Atmosfera në këtë sekretariat është ditë pune. Pas 17 tetorit kur do të finalizohet vendimi menjëherë fillojmë me përgatitje të skriningut bilateral. Bundestagu gjerman kuptohet ka dhënë porosi të fuqishme ndaj shteteve tjera anëtare, por mendoj se edhe Franca është në një linjë bashkë me shtetet tjera se RMV është vendi më i mirë nga e cila mund të jepet porosi deri te të tjerët se si duhet të sillet një vend evropian”, ka thënë Osmani.
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...
Dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Prokuroria Them...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurve për rastin e përpunim...
IKSHPK: Shtohen rastet e gripit, vaksinohuni
Rritet presioni mbi trajnerin e Milanit, Fonseca ka tri ndes...