Zv. Kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, sot në hapësirat e Sekretariatit për çështje evropiane realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Kosvoës në Maqedoni, Ylber Hysa, me rastin e mbarimit të mandatit të tij.
“Maqedonia dhe Kosova realizuan zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet në periudhën e kaluar, duke thelluar miqësinë mes dy shteteve, deklaroi Osamni, duke shprehur falemnderime ambasadorit Hisa, për kontributin e tij në ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore mes dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç deklaroi SÇE-ja, bashkëbiseduesit kanë shprehur kënaqësi për përparimin e realizimi të projekteve të përbashkëta, posaçërisht në pjesën e bashkëpunimit ndërkufitar, e financuar nga IPA e BE-së, duke thëne se një nga sukseset më të rëndësishme është vendosja e gurrë themelit në kalimin ndërkufitar të përbashkët Bellanovcë-Stançiq.
Bashkëbiseduesit kanë përshëndetur edhe ndërtimin e autostradës Shkup-Prishtinë, që do të përafrojë qytetarët mes tyre. Ata gjithashtu potencuan se Maqedonia dhe Kosova nuk kanë konteste mes veti, por qëllime të përbashkëta, që do të punojë së bashku për anëtarësimin në BE dhe NATO.
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, dy...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...