Osmani: Gjuha shqipe dhe Marrëveshja me Bullgarinë çështje të kryera

12:22 | 15 Gusht 2017
Arbresh.info

Qeveria e Maqedonisë në periudhën e ardhshme do të përqendrohet në çështjen e emrit me qëllim të përshpejtimit në rrugën euroatlantike, ka theksuar sot zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani.

”Kjo çështje më mbetet prioritet i Qeverisë. Ne përmbyllim dy çështje kryesore, çështjen e gjuhës dhe marrëveshjen me Bullgarinë. Tani kemi energji të përqendrohemi në çështjen e emrit. Presim në atë rrugë të kemi më shumë miq dhe prandaj i gjithë aktiviteti i kësaj Qeverie është me të gjitha shtetet, por edhe me shtetin fqinj jugor dhe me fqinjët tjerë.

Ta shfrytëzojmë këtë klimë pozitive të cilën e ka shteti në rajon, në Bruksel, në vendet anëtare të BE-së dhe t’i mbyllim çështjet si dhe të bëjmë kthim substancial në drejtim të eurointegrimit”, tha Osmani duke iu përgjigjur para medias në takimin e sotëm me ambasadorët e vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Në lidhje me zbatimin e reformave urgjente me prioritet të parapara me Planin 3-6-9, Osmani ka theksuar se ndjehet i kënaqur nga dinamika e realizimit, pavarësisht bllokimit të Kuvendit, transmeton telegrafi.

Sot (15 gusht 2017) në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegës për Çështje Evropiane Bujar Osmani, kishte të ftuar Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Republikës së Kosovës, Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme