Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ka mbajtur takim me ambasadorin e sapoemëruar austriak, Georg Vucas.
Tema kryesore e takimit, siç njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, ishte perspektiva e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut, ku Osmani e njoftoi ambasadorin Vucas edhe me Planin e ri reformues i cili është paparaparë të implementohet deri në mars të vitit të ardhshëm, në prag të Samiti të BE-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Austria më shumë herë e ka shprehur mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, këtu do t’i rikujtoj përpjekjet gjatë kryesimit austriak me Unionin, si dhe mbështetjen e fuqishme të Procesit të Berlinit
dhe gjithsesi, për ne ndoshta edhe më e rëndësishmja në këtë periudhë është mbështetja austriake dhe kontributi ndaj non – pejpërit të përbashkët për përmirësim të procesit të zgjerimit”, ka thënë Osmani.
Në vazhdim të takimit u diskutuan edhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve në fushat e integrimeve evropiane për mbështetje të vendit gjatë negociatave me BE-në, sepse, siç u potencua mbështetja austriake për vendin është një prej mbështetjeve teknike financiare më mirë të krahasuara dhe të menaxhuara të cilat vendi merr, ndërkaq u shqyrtuan edhe mundësitë për avancimin e tyre, posaçërisht në periudhën e ardhshme, thuhet në kumtesë.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet