Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mori pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë, ku në panelin e titulluar “BE – partner kredibil për Ballkanin Perëndimor? Mësimet e nxjerra nga pandemia globale”, foli për solidaritetin dhe bashkëpunimin në kontekstin e pandemisë KOVID-19, për botën, interesat kombëtare dhe globale në sferën e mbrojtjes shëndetësore, strategjitë e dala, sfidat e sigurisë, por edhe për ndikimet gjeopolitike që i shkaktoi pandemia.
Osmani tha se e ardhmja e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë të gërshetuara, për çka sfidat si ballafaqimi me pandeminë duhet të tejkalohen përmes një qasjeje të përbashkët dhe të unifikuar.
“Pandemia ka treguar se koncepti i sigurisë duhet të ridefinohet dhe zgjerohet. Kjo nënkupton ndryshime në strategjitë tona kombëtare, por edhe ndryshime në planifikimin nga ana NATO -s, të mbështetura edhe nga takimet e fundit ministrore. Pandemia gjithashtu i kujtoi botës rëndësinë e investimit në shëndetin publik e bashkëpunimin shkencor dhe na dëshmoi se sa të lidhur jemi e sa rëndësi ka qasja e përbashkët”, theksoi Osmani.
Ministri foli për mbështetjen dhe ndihmën e deritanishme në përballjen me sfidat e pandemisë, si në kornizë të institucioneve të BE-së, ashtu edhe për mbështetjen dypalëshe që vendi ynë e merr vazhdimisht.
Në atë kontekst, ai vuri në dukje se në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, një nga temat do të jetë Plani Ekonomik dhe Investues për rajonin, për të krijuar kushte për projekte investuese dhe zhvillimore, plan që duhet të japë ndikim të ri, të fortë dhe pozitiv mbi rimëkëmbjen ekonomike të rajonit, për të mbështetur tranzicionin e gjelbër dhe digjital.
Forumi i Sigurisë i Varshavës (WSF) është një platformë prijëse evropiane kushtuar bashkëpunimit transatlantik, e fokusuar në gjetjen e përgjigjeve për sfidat e përbashkëta të sigurisë.
Konferenca, këtë vit bashkoi më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 40 vende, mes të cilave edhe krerë të shteteve, ministra, udhëheqës të organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare, përfaqësues të lartë të bizneseve, mediave, akademisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Ky forum organizohet nga Fondacioni Kasimir Pulaski, në partneritet strategjik me NATO -n, Byronë e Sigurisë Kombëtare të Presidentit të Republikës së Polonisë dhe nën patronazhin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Polonisë. Ngjarja është e bashkë-organizuar nga Fondi Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara./telegrafi/
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!