Korniza negociuese e BE-së, si një draft version, do të shpallet më 9 ose 10 qershor, së bashku me raportin e shkurtër për reforma, njoftoi zv. kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani nga Shtipi, duke theksuar se arritja e një konsensusi në datën e zgjedhjeve nuk do të ndikojë në kornizën e negociatave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Osmani theksoi se pasi Komisioni Evropian të publikojë draftin e Kornizës së negociatave, vendet anëtare do të paraqesin pozicionet e tyre kombëtare dhe në fund do të përpiqen të arrijnë një konsensus.
“Pres dhe shpresoj që ky propozim të jetë neutral, për sa i përket pozicioneve të shteteve të ndryshme anëtare, por do të bazohet më shumë në parimet e funksionimit të BE-së. Unë pres që, pasi të shpallet, secili vend, përfshirë Bullgarinë, do të përpiqet të imponojë pozicionin e tij kombëtar. Por ne jemi duke koordinuar, ne kemi përcaktuar pozicionet tona shtetërore, çfarë do të donim dhe cili është versioni më i mirë. Si vend kandidat, ne nuk jemi në gjendje të ndikojmë në kornizën e bisedimeve, por do të lobojmë dhe punojmë”, tha Osmani.
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...