Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, i cili qëndron për vizitë zyrtare në RMV.
Ministri Osmani shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm intensiv me Shqipërinë.
“Mbrëmë vonë erdha nga Athina, ku kisha takim me kolegun tim Dendias, ndërsa ja sot në takim bilateral në Maqedoninë e Veriut është kolegu im Cakaj nga Shqipëria. Më gëzon fakti që marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore mbeten prioritet i politikës së jashtme të rajonit, si përfitimi më i rëndësishëm për integrimin e gjithë Ballkanit në institucionet evropiane”, potencoi Osmani.
Ministri Osmani shfrytëzoi rastin për ta përshëndetur angazhimin e Shqipërisë në kuadër të kryesimit të saj me OSBE-në, në kushte kur Evropa po ballafaqohet me kërcënime serioze të sigurisë së saj dhe me pasoja në rrjedhat demokratike.
Ministri Cakaj, duke e uruar ministrin Osmani për zgjedhjen në funksionin e tij të ri, dhe duke i dëshiruar sukses në kryerjen e detyrës me shumë përgjegjësi, e theksoi gatishmërinë e Shqipërisë për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm, si dhe për intensifikim të bashkëpunimit midis Ministrive të Punëve të Jashtme të dy vendeve mike.
Theksi i bisedimeve u vendos në prioritetet e të dy vendeve në arritjen e qëllimit të përbashkët strategjik për anëtarësim në BE , dhe në këtë drejtim, edhe të përpjekjeve për të filluar zyrtarisht negociatat e anëtarësimit deri në fund të këtij viti.
U shkëmbyen mendime për bashkëpunimin rajonal, që është kyç për perspektivën e rajonit tonë. Në këtë kontekst, u përshëndet nënshkrimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës, si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve midis tyre, për stabilitetin e rajonit dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, e gjitha kjo në dobi të mirëqenies së qytetarëve tanë.
Një prej temave ishte edhe sfida aktuale e shëndetësisë dhe e gjendjes epidemiologjike në të dyja vendet dhe në nivel global, masat dhe aktivitetet të cilat të dy shtetet i kanë ndërmarrë në luftën kundër virusit COVID 19, në kuadër të së cilës ishte përshëndetur bashkëpunimi i deritanishëm dhe ndihma e ndërsjellë midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë./Telegrafi/
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...