Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në një intervistë për TV21 ka folur në lidhje me hapjen e kufijve dhe lehtësimin e masave për lëvizjen e qytetarëve.
Ai tha se ditëve në vijim do të vendoset për hapjen e kufijve, duke pasur parasysh parametrat epidemiologjik.
“Edhe për kufijtë, presim ditëve në vijim të dalin me protokoll dhe do të diskutojmë. Në bazë të parametrave epidemiologjik, gjithmonë”, tha mes tjerash Osmani.
Ndryshe, kufijtë Maqedonia e Veriut i mbylli më 17 mars për parandalimin e përhapjes së coronavirusit. Në atë ditë u mbyllën edhe dy aeroportet, i Shkupit dhe ai i Ohrit.
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...