Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot kanë qëndruar për vizitë pune në Paris të Francës. Gjatë vizitës, realizuan takime me sekretaren shtetërore të Çështjeve Evropiane, zonjën Ameli de Monshalen dhe me këshilltarin për Evropë në Kabinetin e kryetarit Emanuel Makron – Kleman Bon, përcjell Portalb.mk.
Në takime, zëvendëskryetari i Qeverisë, Osmani dhe ministri Dimitrov theksuan rëndësinë e raportit të fundit të Komisionit Evropian që saktë pasqyron shkallën e reformave të arritura në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit të kaluar , dhe qartë rekomandimin e përcaktuar për fillimin e negociatave të vendit tonë me Bashkimin Evropian, që konfirmon gatishmërinë tone të plotë për fazën e ardhshme të këtij procesi afatgjatë. Bashkëbiseduesit u informuan në detaje mbi progresin e bërë mbi fushat kyçe të cilat janë pjesë e konkluzioneve të Këshillit Evropian vitin e kaluar,dhe janë një bazë solide për marrjen e vendimit nga ana e Këshillit Evropian për të filluar negociatat me Maqedoninë e Veriut këtë vit.
“Jemi të bindur se Franca do të njoh punën dhe etjen tonë për të krijuar një demokraci evropiane të qëndrueshme dhe prosperuese në vend, që përputhet plotësisht me vizionin dhe përpjekjet e Presidentit Makron për një Evropë të fortë, të qëndrueshme dhe me prosperitet”, tha Dimitrov.
„Perspektivat evropiane paraqesin lëndën djegëse të vetme e cila ka forcë të mjaftueshme për të lëvizur fuqinë transformuese të bashkimit evropian në Ballkan, e cila pikërisht rasti i Republikës së Maqedonisë së Veriut tregoi në vepra se mund të ndryshoj shoqëritë kah më e mira, që paraqet bazë edhe për ndikim më të thellë më rajonal, si interes i ndërsjellë në krijimin e stabilitetit dhe prosperitetit të përhershëm të kontinentit në përgjithësi“, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë, Osmani, duke potencuar në këtë drejtim pritjet e larta të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, por edhe vendet nga rajoni, pikërisht për perspektivat evropiane të vendit.
Mbajtja e momentumit të vazhdueshëm dhe të përbashkët për implementimin e agjendës reformues dhe valorizimin e progresit të arritur të vendit tonë padyshim do të kontribuojnë në konsolidimin e fortë të perspektivës evropiane në rajon,si dhe do ta konfirmojë gjithashtu kredibilitetin e Bashkimit Evropian.
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...