I pyetur nëse Maqedonia do të marrë datë për fillimin e negociatave me BE në dhjetor, ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se kjo ishte një punë në progres, e cila është ende në vazhdim.
“Vendimi po merret nga Këshilli i Ministrave për Çështjet Evropiane, i cili ishte dashur të mbahej sot, por është shtyrë nga presidenca për 17 nëntor. Atëherë do të jetë data kryesore për integrimin e Maqedonisë.
Prandaj, janë marrë ditë shtesë për harmonizimin ndërmjet shteteve anëtare në lidhje me kornizën. Për momentin nuk mund të paragjykoj se cili do të jetë vendimi.
Ne do të punojmë deri në minutën e fundit të ditës së fundit për të rekomanduar”, tha Osmani./Telegrafi/
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz