Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili të premten do të qëndrojë për vizitë në Sofje për t’u takuar me shefen e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva, në lidhje me qëndrimet e Sofjes për çështjet e identitetit, mbrëmë tha se pozicioni i Maqedonisë është që korniza negociuese të mos jetë një platformë për zgjidhjen e çështjeve bilaterale, sepse për këtë ekziston një Marrëveshje që përcakton saktësisht instrumentet dhe kornizën se si duhet të zgjidhen këto çështje.
“Çështjet për atributet shtetërore zgjidhen me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe me Marrëveshjen e Prespës, por edhe me dokumente të tjera ndërkombëtare”, theksoi Osmani në një intervistë për TV24.
Ai tha se shteti duhet t’i përmbushë detyrimet e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, por se ajo që “posaçërisht krijon ankth është se hapen çështje që janë mbyllur me Marrëveshjen e Prespës”.
“Marrëveshja e Prespës është një marrëveshje e rëndësishme ndërkombëtare, në të cilën janë definuar zgjidhje të caktuara dhe është ende në fazat e hershme të zbatimit, është ende një marrëveshje e prekshme që duhet të kultivohet me kujdes dhe të mos hapen ose diskutohet rreth vendimeve që tashmë janë konfirmuara atje”, theksoi Osmani.
Ajo që është e rëndësishme tani, sipas tij, është intensifikimi i dialogut politik sepse, siç thotë Osmani, sa herë që ekziston një distancë e caktuar në komunikim ose ngadalësimi i komunikimit, krijohet një hendek që mbushet me paragjykime dhe konspiracione.
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...