Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, mendon se zgjidhja e problemit me Bullgarinë është në kthimin e besimit në Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë, si instrument i vetëm dhe garanci për tejkalimin e dallimeve.
Osmani sot në konferencë për shtyp, tha se nuk mund të thotë se cili do të jetë rezultati i bisedimeve në mes Shkupit dhe Sofjes, duke shtuar se pala maqedonase do të bëjë gjithçka që është e mundur t’i përfaqësojë interesat shtetërore, përcjelltelegrafi maqedoni.
“Akoma bisedojmë dhe nuk mund të parashikoj diçka, e as të paragjykojmë rezultatin. Çështja është shumë komplekse dhe e ndjeshme, ndërsa periudha është e shkurtë. Qasja jonë është se do të punojmë deri në minutën e fundit për t’i argumentuar qëndrimet tona dhe t’i përafrojmë dallimet”, tha Osmani.
Sipas tij, mbeten edhe pak ditë deri në tentimin e parë për zgjidhje.
“Jemi të vetëdijshëm se kjo çështje është në interes edhe për Bullgarinë, dhe sa është mossukses për ne, është edhe për Bullgarinë edhe për BE-në”, tha Osmani.
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...