Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim me Kryetarеn e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli, e shoqëruar nga një grup deputetësh të cilët po qëndrojnë për vizitë punë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Osmani e shfrytëzoi këtë rast për ta uruar Republikën e Shqipërisë për zgjedhjen e saj të fundit si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë për periudhën 2022/23, duke potencuar rëndësinë e këtij suksesi diplomatik për gjithë rajonin.
“Kryesimi i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në 2023, si dhe pjesëmarrja e Shqipërisë në punën e Këshillit të Sigurisë së KB-së, në të njëjtën kohë e vendosin rajonin e Ballkanit Perëndimor në qendër të aktiviteteve multilaterale në nivel botëror”, theksoi Osmani.
Në takim u bisedua edhe për aktivitetet dhe bashkëpunimin e të dy vendeve në kuadër të iniciativave të shumta, me çka u shpreh mbështetje edhe për platformën “Iniciativa 8” për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet tri vendeve përgjatë Korridorit 8, i cili lidh Detin Adriatik dhe Detin e Zi – Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Bullgarinë.
Bashkëbiseduesit shprehën mbështetje të fuqishme të ndërsjellë për avancim në integrimet evropiane, duke shprehur gatishmërinë e të dy vendeve për fillimin e negociatave.
“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë hap serioz në drejtim të reformave të tyre të brendshme dhe afrimit institucional me BE-në, për të cilat është marrë vendim i merituar për fillim të negociatave për aderim. Çdo shtyrje e këtij vendimi krijon paparashikueshmëri politike e cila e rrezikon kredibilitetin evropian në rajon”, tha Osmani duke shprehur kënaqësi për mbështetjen e ndërsjellë të ambicieve evropiane.
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë