Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së tij në Konferderatën Zvicerane realizoi takim me homologun e tij, Ministrin Federal të Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane Ignazio Cassis, e cila po ndodh për herë të parë pas 12 vitesh në nivel të shefave të diplomacisë, njoftojnë nga MPJ.
Në fokusin e bisedimeve ishte avancimi i raporteve bilateralе, përmes intensifikimit të gjendjes së marrëveshjeve, bashkëpunimit ekonomik, gjendjes me pandeminë Covid-19, çështjet aktuale nga fusha e politikës ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe bashkëpunimin me organizatat e shumta multilaterale, me të cilat kultivojmë raport partneriteti me Zvicrën.
“Është tejet e rëndësishme ndihma zvicerane për zhvillim, në kuadër të Strategjisë më të re të Maqedonisë së Veriut për periudhën 2021-2024, me të cilën do të alokohen 72 milion franga zvicerane për vendin tonë. Këto mjete janë të destinuara për tre fusha tematike: qeverisje demokratike, punësim dhe zhvillim ekonomik, infrastrukturë dhe ambient jetësor. Kjo paraqet kontribut të rëndësishëm për shteti tonë, për zbatimin e reformave, si dhe bazë për thellimin e raporteve bilaterale”, theksoi Osmani.
Ministrat biseduan edhe për kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, si dhe mundësitë për zbatimin e përvojës zvicerane dhe marrjen e ndihmës konkrete zvicerane dhe ekspertizës në kuadër të kësaj organizate multidisiplinare, e cila trajton sfida të numërta dhe arrin zgjidhje konstruktive.
Osmani dhe Cassis biseduan edhe për diasporën e shumtë me prejardhje nga Maqedonia e Veriut e cila jeton dhe punon në Zvicër, kontribuon në zhvillimin e këtij shteti, dhe përmes kësaj, edhe në ndërtimin e prosperitetit në Maqedoninë e Veriut.
“Roli i saj konstruktiv është urë e fortë e afrimit të dy vendeve tona mike”, theksoi Osmani.
Vizita e Ministrit Osmani në Zvicër vazhdon në Sion, ku do të ketë takim me përfaqësues të diasporës sonë dhe pastaj menjëherë udhëton për në Madrit në takim me Ministren e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit, të Spanjës, Arancha González Laya dhe përfaqësues tjerë të Spanjës./Telegrafi/
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...