Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë qëndrimit në Marrakesh të Marokut si pjesëmarrjes në takimin ministror të Koalicionit Global kundër ISIS-it, ka takuar edhe nikoqirin, ministrin e Jashtëm maroken, Nasser Burita.
Fokusi i takimit ishte bashkëpunimi brenda Grupit të OSBE-së të Partnerëve Mesdhetarë për Bashkëpunim, kryesuar nga Maqedonia e Veriut këtë vit.
Ministri Osmani theksoi në takim se Maroku është një partner i vlerësuar dhe i rëndësishëm mesdhetar, me hapësirë dhe mundësi për avancimin e Partneritetit Mesdhetar në kuadër të OSBE-së.
Ata shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi adresimin e përbashkët të sfidave të sigurisë, nga terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm e deri te kërcënimet e tjera transnacionale, ndryshimet klimatike dhe sfidat më të gjera strategjike.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation