Ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Svetllan Stoev pati bisedë telefonike me kolegun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili është rrugës për në Bullgari, lidhur me fatkeqësinë e rëndë të autobusit në autostradën Struma.
MPJ e Bullgarisë njofton se Stoev u shprehi ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave, si dhe shpresë për rikuperim të shpejtë të të mbijetuarve.
Ministri bullgar i Punëve të Jashtme e bindi kolegun e tij nga Republika e Maqedonisë së Veriut se vendi ynë do të sigurojë ndihmë të plotë në hetimin e fatkeqësisë së komunikacionit, si dhe në ofrimin e ndihmës për të pësuarit në fatkeqësi.
Që të dy u dakorduan të takohen në spitalin Pirogov, ku janë të vendosur të lënduarit nga fatkeqësia, thuhet në kumtesën e MPJ të Bullgarisë.
Kurti falënderon qytetarët e Komunës së Shtërpcës për pritje...
Përmbysja e Assadit, suksesi i fundit turk në rivalitetin me...
Aksident mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë- Fushë Koso...
Themelorja refuzon kërkesat e mbrojtjes së tre të akuzuarve,...
Përpjekje masive për të ndihmuar të mbijetuarit e zjarreve n...
Juve kërkon një mbrojtës, Axel Disasi në listën e torinezëve